leoni

Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore – Prishtinë, ka prezantuar Aplikacionin e telefonisë mobile …

Në hapësirat e Muzeut të Kosovës, Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore – Prishtinë, ka prezantuar Aplikacionin e telefonisë mobile të Trashëgimisë Kulturore të Prishtinës. Vlen të përmendet se ky projekt është në pajtueshmëri me orientimet strategjike të përcaktuara në Strategjinë Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore 2017 – 2027, si dhe janë veprime që ndodhin brenda kësaj strategjie. Përmes këtij aplikacioni, duke e shfrytëzuar teknologjinë mobile, përkatësisht platformat Android dhe IOS, paraqiten disa nga monumentet e Trashëgimisë Kulturore të Prishtinës si dhe vende identifikuese të Prishtinës, në funksion të promovimit të trashëgimisë kulturore. Gjatë hartimit të konceptit të aplikacionit, në funksion të përmbushjes së objektives së promovimit dhe të gjithëpërfshirjes, qendra ka pasur në fokus të veçantë edhe partnerët e mundshëm në arritjen e qëllimit të projektit. Bashkëpunimi me Shkollën Digjitale, në njërën anë ka bërë që guida të realizohet përveç nga profesionistët edhe nga nxënësit e kësaj shkolle. Këta të fundit gjatë gjithë punës, përveç aftësimit që kanë nxënë në fushën e programimit, kanë marrë njohuri edhe për monumentet e Trashëgimisë Kulturore të Prishtinës. Një pjesë e fondit për realizimin e projektit është përdorë për shkollimin e 12 fëmijëve bonjak te fshatit SOS në kohëzgjatje prej 1 viti në Shkollën Digjitale.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti ka vizituar nga afër punimet në asfaltimin e rrugëve në fshatin Lubishtë

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtor, ka vizituar sot fshatin Lubishtë të …