U PËRURUA SEGMENTI I DYTË I AUTOSTRADËS “ARBËN XHAFERI”

Të premten u përurua segmenti i dytë i autostradës “Arben Xhaferi”, projekt ky që ka një rëndësi të madhe për qytetarët dhe për vendin. Në ceremoninë e organizuar nga Ministria e Infrastrukturës, kanë marrë pjesë shumë personalitete nga jeta politike e shoqërore, misionet diplomatike të akredituara në vend dhe qytetarë të vendit. Ndërkaq të pranishmëve me një fjalë rasti iu drejtuan Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj dhe Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj, kurse shiritin përurues e preu kampionia olimpike e Xhudos, Majlinda Kelmendi. Në fjalën e tij para të pranishmëve kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka thënë se e ka për nder që sot të gjithë së bashku ta përurojnë këtë segment të autostradës si një e arritur e madhe për vendin. Kurse, presidenti i vendit Hashim Thaçi, duke iu adresuar të pranishmëve në këtë ceremoni ka thënë se ndihet i kënaqur që sot të gjithë së bashku po marrin pjesë në këtë përurim. Ndërkaq, ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj, në fjalën e tij me këtë rast ka thënë “Nuk ka gjë më të mirë se kur bashkohemi për të mirën e vendit sikurse ne sot këtu që jemi mbledhur për një sukses dhe kjo është dëshmia më e mirë që ne jemi zotuar se do të jemi në shërbim të vendit, në shërbim të mirës dhe në shërbim të punës që ka ndikim pozitiv tek qytetarët, tek lidhja me korridore dhe me shtetet fqinje dhe ne duhet së bashku ti gëzohemi një suksesi të tillë. Kjo ceremoni është përmbyllur me prerjen e shiritit nga kampionia olimpike e Xhudos Majlinda Kelmendi, duke u lëshuar kështu për qarkullim dhe shfrytëzim të rregullt nga qytetarët e vendit.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit po merr pjesë në Panairin e Turizmit dhe Sportit 2024 në Prishtinë

Komuna e Deçanit po merr pjesë në Panairin e Turizmit dhe Sportit 2024 në Prishtinë, …