leoni

Kryetari Ilazi inspekton punimet në ndërtimin e objektit për banim social

Kryetari i Komunës së Kaçanikut Besim Ilazi, vizitoi vendpunishten e ndërtimit të objektit për banim social në Kaçanik të Vjetër, ku nga afër inspektoi punimet.

Kryetari Ilazi vlerësoi këtë projekt si njërin ndër projektet më të rëndësishme kapitale, që drejtpërsëdrejti do të ndihmoj familjet me gjendje të rëndë ekonomike, që nuk kanë strehim të përhershëm. Kryetari tha se pas betonimit të pllakës së parë, punimet janë duke vazhduar me intensitet të shtuar dhe pa ndonjë problem të theksuar.

Projekti “Ndërtimi i objektit për banim social” do të ndërtohet me etazhitet p +5 ndërsa do të kushtoj 343 mijë 974, projekti i financuar nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe Komuna e Kaçanikut.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Vitisë shënon me aktivitete Ditën Ndërkombëtare të Infermierit

Ekipi mjekësor i QKMF-së në Viti, sot për nderë të Ditës së Infermierisë shënoi këtë …