Kryetari Ilazi përcjell nga afër vërshimet dhe qëndron afër banorëve të rrezikuar

Edhe në Komunën e Kaçanikut janë duke vazhduar vërshimet në disa pjesë të cilat kanë qenë më të rrezikuara. Kryetari i Komunës së Kaçanikut Besim Ilazi, ishte në terren për të parë nga afër gjendjen e krijuar si dhe për të qëndruar afër banorëve të rrezikuar. Kryetari Ilazi tha se Komuna e Kaçanikut me të gjitha kompetencat dhe mundësitë që ka, do të jetë afër banorëve të cilët kanë nevojë për ndihmë nga gjendja e krijuar. Ndërkohë rruga për fshatin Kotlinë është e bllokuar nga vërshimet, ndërsa edhe në disa rrugë të tjera janë krijuar vështirësi qarkullimi.

Kontrolloni gjithashtu

Skenderaj po bëhet gati për marshin protestues “Kosova po pret”

Kryetari i komunës së Skenderajt, z.Sami Lushtaku përmes një postimi të tij në facebook, ka …