Kryetari Ilazi uron fëmijët për një jetë të lumtur e pa brenga me rastin e ditës së fëmijëve

Balonat dhe lulet shumëngjyrëshe të vendosura në skenën e 1 qershorit në qytetin e Kaçanikut, treguan më së miri madhështinë që kanë fëmijët anë e kënd botës. Me aktivitete të ndryshme kulturore është shënuar 1 qershori dita e fëmijëve në Kaçanik. Një program festiv për fëmijët është mbajtur në Shtëpinë e Kulturës “Xheladin Kurtaj” nën përkujdesjen e Kryetarit të Komunës së Kaçanikut Besim Ilazi përmes sektorit për rini dhe të drejtave të fëmijëve. Kryetari Ilazi i uroi fëmijët për ditën e tyre ndërsa theksoi se fëmijët janë ardhmëria jonë. Ai ka thënë se gjithnjë duhet kujdesur për edukimin e tyre dhe dashuri prindërore. Më tutje Kryetari Ilazi shtoi se ndryshe nga të tjerët, fëmijët përmes formave festive shprehin kërkesat e tyre për një jetë dhe mirëqenie më të mirë. Program të pasur artistik shpalosën Shkollat Fillore: “Emin Duraku”, “Idriz Seferi”, “Jusuf Gërvalla” si dhe fëmijë të tjerë. Koordinatori për Rini dhe të Drejtat e Fëmijëve Fatmir Çaka, tha se të rinjtë vullnetar nga Këshilli i Veprimit Rinor Lokal në Kaçanik nën udhëheqjen e edukatores Belkize Tafili punuan në zbukurimin e skenës. Dita e fëmijëve është vendosur me datën 1 Qershor 1925, në Gjenevë në ditën e mbajtjes së konferencës botërore për mirëqenien e fëmijëve ndërkaq filloi të festohet pas dy vitesh. Festa e fëmijëve ka për qëllim rritjen e vëmendjes për një mirëqenie më të mirë të tyre.

Kontrolloni gjithashtu

Kanë filluar konsultimet publike për Planin Zhvillimor Komunal të Ferizajt

Në kuadër të hartimit të Planit Zhvillimor të Komunës (PZHK), Komuna e Ferizajt ka filluar …