Ka nisur asfaltimi i rrugës “17 Shkurti” në Skenderaj

Ka nisur asfaltimi i rrugës unazore “17 Shkurti” në qytetin e Skenderajt, projekt ky shumë i rëndësishëm për qytetin e Skenderajt, veçanërisht për qendrën e tij. Për të parë nisjen e asfaltimit të kësaj rruge, në këtë pjesë të qytetit ka qëndruar Nënkryetari i Komunës së Skenderajt Fadil Nura me bashkëpunëtorë. Nura është shprehur shumë i kënaqur me realizimin e këtij projekti shumë të rëndësishëm për qytetin e Skenderajt, pasi realizimi i tij do të krijojë kushte për qarkullim më të shpejtë dhe do të lirojë nga komunikacioni qendrën e qytetit. Ai më këtë rast i ka falënderuar për bashkëpunim gjatë procesit të shpronësimit edhe qytetarët e Skenderajt, pronat e të cilëve janë shpronësuar me qëllim të ndërtimit të kësaj rruge. “Qytetit të Skenderaj, falë investimeve që ka bërë Komuna e Skenderajt po i shtohet edhe një projekt vital dhe shumë  i rëndësishëm për zhvillimin e qytetit në të ardhmen”, tha z. Nura. Rruga “17 Shkurit” do të bëhet arteria kryesore e qarkullimit në qytetin e Skenderaj, pasi lidh rrugët “Fadil Rrustemi”, “Ilaz Kodra”, “Sala e Hamit Jashari”, “Gjon Buzuku” dhe “Faik Jashari”. Ndërtimi i saj mundëson që në të ardhmen e afërt të realizohet projekti për zgjerimin e sheshit Adem Jashari, në dy drejtime, në pjesën veriore dhe jugore të tij. Përurimi i rrugës “17 Shkurti” do të bëhet në ditët e ardhshme, pas përfundimit të tërësishëm të saj.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti ka vizituar fshatin piktoresk Lubishtë

Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka vizituar fshatin piktoresk Lubishtë të Vitisë, aty …