Kryetari Jashari dhe drejtori për Arsim, Bekim Latifi kanë vizituar disa shkolla të komunës së Skenderajt

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari dhe drejtori për Arsim, Bekim Latifi kanë vizituar disa shkolla të komunës, me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor 2018-2019. Fillimisht kanë vizituar shkollën “Halit Berani” në Klinë të Epërm, pastaj shkollat fillore në qytetin e Skenderajt, “Shaban Jashari” e “Ahmet Delia”, shkollat e mesme Gjimnazin “Hamëz Jashari” e “Anton Çetën”, ku kanë uruar mësimdhënësit dhe nxënësit për fillimin e vitit të ri shkollor. Në të gjitha këto vizita kryetari Jashari ka kërkuar nga nxënësit përkushtim në mësime, duke u shpreh i lumtur që ka vërejtur vullnet tek nxënësit dhe të mësimdhënësit, për punë dhe angazhim të përbashkët në ngritje të cilësisë së arsimit. Ja edhe urimi i kryetarit Jashari, me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor 2018-2019: “Të dashur nxënës dhe të respektuar mësimdhënës e prindër të Komunës sonë, Sot është ditë e madhe për fëmijët tanë dhe për arsimin e gjeneratave të reja. Në këtë ditë ne sot kemi vizituar disa shkolla të komunës së Skenderajt, dhe jam i lumtur që pash vullnet si tek nxënësit ashtu edhe tek mësimdhënësit, për punë dhe përkushtim në ngritje të cilësisë së arsimit. Në mënyrë të veçantë dua t’i përshëndes e t’i uroj 800 nxënësit që për herë të parë sot ulën në banka shkollore, në mesin 10,500 nxënësve të komunës sonë. Pa dyshim ju jeni e ardhmja e ndritshme e vendit tonë. Dita e sotme është po kaq e veçantë edhe për mësimdhënësit, në misionin e tyre fisnik e të shenjtë, të cilët i falënderoj për durimin, dashurinë dhe urtësinë, me të cilat mësojnë dhe edukojnë breza të tërë nxënësish. Urime fillimi i vitit të ri shkollor dhe na priftë e mbara!”

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi në 25-vjetorin e rënies, ka nderuar kujtimin për luftëtarin e UÇK- së dhe dëshmorin e kombit, Sadri Fazli Krasniqi

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, bashku me familjarë, bashkëpunëtorë e miq, në 25-vjetorin …