Kryetari Jashari ka nënshkruar Grantin prej 207 mijë euro

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, se bashku me Ministren e Administrimit të Pushtetit Lokal, Emilija Redžepi, kanë nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit për grantin e përformancës që komuna e Skenderajt ka fituar si rezultat i angazhimit të qeverisjes së mirë e transparente. Granti 207 mijë euro do të përdorët për realizimin e projekteve kapitale për këtë vit, duke përfshirë krijimin e hapësirave të gjelbërta, ndërtimin e terreneve sportive, ndriçim publik dhe trotuare. Për këtë grant Kryetari Jashari ka falënderuar MAPL-në, ministren Redžepi, sekretaren Ukimeraj dhe donatorët që përkrahen këtë grant të përformancës për komunat. “Të dashur qytetarë me bashkëpunim të ndërsjellët, mirëbesim, qeverisje të pastër, transparente e me llogaridhënie do të arrijmë që të jemi shembull i qeverisjes së mirë për të gjithë”, deklaroi tutje Kryetari Jashari.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë PMN Sh.P.K

Komuna e Deçanit ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë PMN Sh.PK. “Nënshkruam kontratën me kompaninë …