Kryetari Jashari ka pranuar mbështetje profesionale nga USAID-i

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka pranuar me kënaqësi mbështetje profesionale nga USAID-i, i cili ka dërguar ekspertë të auditimit në komunën e Skenderajt, për adresimin e implementimit të rekomandimeve të Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm, në raportin e auditimit për vitin e kaluar, i cili ka konstatuar disa parregullsi. Për këtë qëllim, është mbajtur takimi i parë i Drejtorëve komunalë, Auditorit të Brendshëm të Skenderajt dhe ekspertëve të auditimi, në të cilin janë diskutuar të gjeturat e raportit të Auditorit të Përgjithshëm për vitin 2017. Me theks të veçantë janë analizuar të gjitha të gjeturat dhe rekomandimet e dhëna për fushat e prokurimit publik, financave publike, auditimin e brendshëm dhe burimet njerëzore. Me qëllim të implementimit të rekomandimeve që ka nxjerr Auditori i Përgjithshëm për periudhën janar – dhjetor 2017, ekspertët e auditimit do të jenë të angazhuar më shumë se një muaj, të cilët do të ofrojnë gjithë përvojën profesionale për Komunën e Skenderajt, në funksion të implementimit të rekomandimeve dhe të gjeturave të Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm.

Kontrolloni gjithashtu

Në komunën e Ferizajt u publikua raporti për vlerësimin e nevojave të rinisë për vitin 2024

U publikua raporti për vlerësimin e nevojave të rinisë për vitin 2024, në komunën e …