leoni

Është festuar dita e shkollës në SHFMU “Edmond Hoxha”në Junik

Në ditëlindjen e Heroit tonë kombëtar Edmond Hoxha, ermin e të cilit me shumë krenari e mbanë shkolla e mesme e ulët në Junik, ka festuar ditën e Shkollës. Kjo shkollë kishte dy festa ditën e shkollës dhe ditëlindjen e heroit tonë kombëtar Edmon Hoxha. Të pranishëm në këtë festë ishin edhe përfaqësuesit e shkollës fillore “ Muço Dello”, nga qyteti i Vlorës, e cila është e binjakëzuar me shkollën tonë dhe përpos festës së shkollës dhe ditëlindjes këto dy shkolla festojnë 10 vjetorin e binjakëzimit të tyre. Gjatë këtij aktiviteti festiv mësimdhënës nga këto dy shkolla, përfaqësuesit e komunës së Junikut fillimisht bënë homazhe pranë lapidarit të heroit tonë kombëtar Edmond Hoxha në qendër të Junikut për të vazhduar me programin festiv në objektin e shkollës.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi nënshkroi kontratat me tre praktikantë nga skema praktike në punë

Sot, kryetari i komunës së Rahovecit z. Smajl Latifi nënshkroi kontratat me tre praktikantë nga …