U mbajt panairi njëditor i “Bletës dhe Gështenjës’’ në Deçan

U mbajt panairi njëditor i  “Bletës dhe Gështenjës’’, në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Fuqizimi i qëndrueshëm i pyjeve private dhe Decentralizuara në Kosovë II ( CNVP), i menaxhuar nga Grupi Lokal i Veprimit “Gjeravica”,  në partneritet me Komunën  e Deçanit. Hapjen e panairit e bëri kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, pasi falënderoj pjesëmarrësit e panairit dhe organizatoret ndër të tjera theksoi se komuna e Deçanit është duke u munduar për realizim të projekteve që kanë për qëllim përmirësimin e kushteve për prodhime vendore Deçanase dhe promovimin e tyre, i njëjti theksoi edhe projektin për ndërtimin e rrugës Deçan-Plavë që do të krijonte kushte më të mira për promovim të prodhimeve bujqësore (bletare), blegtorale etj. Përfaqësuesi i Qarkut të Kukësit Granit Kurmekaj, ndër të tjera theksoi bashkëpunimin e përbashkët në projektet e tjera nga fusha e gështenjës dhe prodhimeve të saj, po ashtu  theksoj bashkëpunim edhe në nivel nga Ministria e Bujqësisë e Shqipërisë. Përfaqësuesi nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural Qamil Mataj, theksoi se ministria do të vazhdoi të përkrahë organizimet ku promovohen prodhimet vendore të fermerëve. Në këtë ceremoni u ndan mirënjohje për bletarët veteran dhe ata më të rinjtë.

Haxhi Demukaj- veteran i bletarisë

Haki Tahirukaj –bletar

Shaqir Dabiqaj- bletar

Jehona Dabiqaj- bletare

Rexhep Avdimetaj-bletar

U ndanë mirënjohje edhe për pjesëmarrësit nga Qarku i Kukësit  dhe i Tropojës Shpend Nikoçit dhe Granit Kurmekaj. MBPZHR i shpërblej disa nga bletaret me nga 10 kg farë FACILE lule mjaltëdhënëse si kullosë alternative, këta janë:

Emine Haskaj, Arif Krasniqi, Mehdi Dodaj, Haxhi Çekaj, Mehmet Bajramaj, Fahri Dabiqaj, Shaban Zeqiraj, Halil Maloku.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova përfaqësohet denjësisht në Festivalin Ndërkombëtar “Myjava” në Sllovaki

Ansambli “Kemajl Azizi” nga Vitia po përfaqëson Kosovën në edicionin e 65-të të Festivalit Ndërkombëtar …