Kryetari Jashari merr pjesë në Ceremoninë shtetërore të shënimit të 20-vjetorit të çlirimit të vendit

Kryetari komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka marr pjesë në Ceremoninë shtetërore të shënimit të 20-vjetorit të çlirimit të Kosovës. Ndër të tjera Jashari në llogarinë e tij në facebook ka shkruar: “Ceremonia shtetërore e shënimit të 20-vjetorit çlirimit të vendit dhe hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë, ku merrnin pjesë ish presidenti amerikan Bill Clinton, ish sekretarja Madeline Albright, ish komandanti i NATO-s gjenerali Wesley Clark, dhe personalitete tjera të njohura nga vendi dhe bota. Jemi të nderuar me miqësinë e SHBA-ve dhe vendeve tjera mike të Kosovës. Populli shqiptar i Kosovës nuk do të harrojë kurrë mbështetjen e tyre, në çastet më vendimtare. Për këtë u jemi përjetësisht mirënjohës!”, thuhet në postimin e kryetarit Jashari ne facebook.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Komunës së Rahovecit, mbajti mbledhjën e shtatë të rregullt për vitin 2026

Nën udhëheqjen e Kryesuesit të Kuvendit komunal të Rahovecit, z. Fatmir Iska, u zhvillua mbledhja …