Në prag të Ditës së Çlirimit, u përuruan katër rrugë në Panorc

Në vigjilje të 16 Qershorit- Ditës së Çlirimit dhe Ditës së Dëshmorëve të Komunës së Malishevës, në fshatin Panorc, janë përuruar katër rrugë në lagjet e këtij fshati. Në ceremoninë e përurimit të këtyre rrugëve, bashkë me banorët e fshatit, ishin edhe kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, nënkryetari Hajdin Berisha, drejtori i inspektoratit Dibran Kastrati dhe ai i gjeodezisë, Bashkim Krasniqi. “Rregullimi i infrastrukturës në komunën e Malishevës po shkon drejt përfundimit, sidomos rrugët nëpër lagjet e fshatrave. Ne jemi duke u munduar që me të gjitha mundësitë që kemi ti plotësojmë nevojat në fshatrat e komunës sonë dhe kur arrijmë ti përfundojmë këto, sigurisht që të gjithë së bashku ndihemi mirë, e sidomos kur këto i përurojmë në ditë të veçanta dhe të rëndësishme për komunën tonë, siç është dita e çlirimit dhe dita e dëshmorëve”, tha kryetari Begaj, me rastin e përurimit të rrugëve në Panorc. Edhe banorët, janë ndarë të kënaqur me rregullimin e këtyre rrugëve, pasi kjo ju lehtëson lëvizjen. Përndryshe, në Panorc, janë asfaltuar katër rrugë, me gjatësi prej mbi 600 metra dhe janë financuar nga buxheti i Komunës së Malishevës.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit po merr pjesë në Panairin e Turizmit dhe Sportit 2024 në Prishtinë

Komuna e Deçanit po merr pjesë në Panairin e Turizmit dhe Sportit 2024 në Prishtinë, …