Kryetari Jashari mori pjesë në hapjen e turnirit “Mërgimtari”

Kryetari i komunës së Skenderajt Bekim Jashari, mori pjesë në hapjen e turnirit “Mërgimtari” i cila ka karakter humanitar dhe organizohet çdo vit nga Palestra Sportive “Arena” në Runik, në shënim të Ditës së Veteranit dhe sulmit të parë nga forcat serbe në Familjen Jashari. Në këtë organizim morën pjesë edhe kryetari i selisë qendrore të Veteranëve Hysni Gucati, kryetari i degës në Skenderaj, Emin Lati, ish-komandanti i brigadës 112, Jetullah Geci dhe bashkëpunëtorë të tjerë, të cilët së bashku me kryetarin Jashari, ndan disa maica për lojtarët pjesëmarrës të turnirit dhe një mirënjohje për organizatorin, asamblistin Agron Kajtazi, nga shoqata e Veteranëve.

Kontrolloni gjithashtu

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës së Rahovecit 

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës …