Kryetari Jashari mori pjesë në Turneun Tradicional të Shahut ‘’Kupa Adem Jashari’’

Në Skenderaj, për nder të manifestimit ” Epopeja e UÇK-së” u mbajt Turneu Tradicional i Shahut ‘’Kupa Adem Jashari’’. Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, bëri hapjen e këtij turneu, duke uruar sukses dhe lojë fer, garuesve në këtë turne të shahut. Në këtë turne ishte i pranishëm edhe kryetari i Federatës të Shahut, Nysret Avdiu, në këtë garë morën pjesë numër i madh i shahistëve gjithsej 80 shahistë, nga trojet të ndryshme mbarëshqiptare. Turneu u zhvillua në 13 xhiro me nga 5 minuta për një xhiro. Ndërsa Fituesit e Turneut Tradicional të Shahut ‘’Kupa Adem Jashari’’ u shpallën:

  1. Ardian Jashari

  2. Abedin Idrizi

  3. Eldit Sahiti

  4. Xhevat Suhogërlla

  5. Muhamet Asllani

Në fund Kryetari, Jashari, bëri ndarjen e medaljeve për vendin e dytë, tretë, dhe katër, si dhe ndarjen e ’’Kupës Adem Jashari’’ për vendin e parë, të cilin e fitoi, Ardian Jashari.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi në 25-vjetorin e rënies, ka nderuar kujtimin për luftëtarin e UÇK- së dhe dëshmorin e kombit, Sadri Fazli Krasniqi

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, bashku me familjarë, bashkëpunëtorë e miq, në 25-vjetorin …