Kryetari Jashari po merr pjesë në konferencën e kryetarëve të komunave të Kosovës

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari po merr pjesë në konferencën e parë të kryetarëve të komunave të Kosovës, rreth mbështetjes së Bashkimit Evropian lidhur me zbatimin e Ligjit të ri për Efiçiencën e Energjisë dhe krijimin e fondit për efiçiencë të energjisë në Kosovë, si një nga rezultatet kryesore të Ligjit për Efiçiencë të Energjisë, të përqendruar në sigurimin e mbështetjes financiare për zbatimin e efiçiencës së energjisë dhe zgjidhjeve për energji të ripërtërishme në komuna. Ngjarja kryesore e konferencës do të jetë inaugurimi i Kartës së Energjisë të Kryetarëve të Komunave të Kosovës si një deklaratë e angazhimit për të përmirësuar nivelin e komforit në të gjitha ndërtesat komunale duke zbatuar projekte të efiçiencës së energjisë dhe të energjisë së ripërtërishme dhe për të zvogëluar ndotjen e mjedisit në komuna, si dhe për të kursyer shpenzimet për energji. Me nënshkrimin e “Kartës së Energjisë”, kryetarët e komunave të Kosovës do të hapin rrugën për pranimin e komunave individuale në Konventën e Kryetarëve të Komunave të BE-së, gjë që hap mundësi për financim për përmirësimin e infrastrukturës komunale të energjisë. Këto gjithashtu paraqesin drejtimet e politikave të BE-së për menaxhimin e energjisë në mjedise urbane, prandaj Qyteti i Freiburg-ut, Gjermani, do të paraqesë përvojën e tyre më të mirë në gjelbërimin e qytetit. Freiburg po ashtu është nënshkrues i Konventës së Kryetarëve të Komunave të BE-së, e cila tashme bashkon 7,755 qytete në përpjekjet e tyre për të ofruar cilësi më të mirë të mjedisit për qytetarët e tyre. Në Konferencë gjithashtu do të shpallet programi i trajnimit për menaxhimin e energjisë në komuna, i cili do të zhvillohet nga Projekti i BE-së në bashkëpunim me GIZ-in, ndërsa do të zbatohet bashkë me Asociacionin e Komunave të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi në 25-vjetorin e rënies, ka nderuar kujtimin për luftëtarin e UÇK- së dhe dëshmorin e kombit, Sadri Fazli Krasniqi

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, bashku me familjarë, bashkëpunëtorë e miq, në 25-vjetorin …