Brickos

Kryetari Jashari pret ish-kongresistin Jerry Weller

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, i shoqëruar edhe nga kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, kanë pritur në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, ish-kongresistin amerikan, Jerry Weller. Ish-kongresisti ka bërë homazhe te varri i Komandantit Legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari dhe të rënëve tjerë në kompleks. Më pas, ata kanë vizituar edhe hapësirat e Kullës së Rezistencës të Familjes Jashari, ku ciceroni zyrtar i ka rrëfyer Weller-it luftën e 5, 6 dhe 7 marsit të vitit 1998. Para se të largohej nga Prekazi, ish-kongresisti ka vizituar edhe Muzeun në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, ku kryetari Jashari i ka dhuruar mikut amerikan një libër historie për luftën e Jasharëve, në gjuhën angleze.

Kontrolloni gjithashtu

Në komunën e Rahovecit mbahet mbledhja e KKSB, e treta për këtë vit

Kryesuesi i mbledhjes, Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, theksoi se situata e përgjithshme …