Kryetari Ramosaj ka pritur në takim Gjeneral Major, Lorenzo D’Addario

Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj me bashkëpunëtorë ka pritur në takim Gjeneral Major, Lorenzo D’Addario më bashkëpunëtorë. Gjatë këtij takim i pari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, e njoftoi Gjeneral Lorenzo D’Addario për zhvillimet në komunën e Deçanit, për projektet të cilat janë realizuar dhe ato të cilat do të nisin brenda këtij viti në theks të veçantë për infrastrukturën në bjeshkët e komunës së Deçanit të cilat janë të një potenciali për zhvillimin e turizmit në komunën e Deçanit, po ashtu mundësit e elektrifikimit të këtyre bjeshkëve. Ramosaj gjatë këtij takimi e njoftoi Gjeneralin D’Addario edhe për punimet që janë duke vazhduar në rregullimin e Lumbardhit gjë e cila do të ju mundësoi qytetarëve një shëtitore që i ka munguar qytetit dhe një sërë projektesh tjera në të mirë të qytetarëve të komunës së Deçanit. Kryetari Ramosaj, gjatë këtij takimi falënderoi KFOR-in, të cilët gjatë javës së kaluar kanë dhënë një kontribut jashtëzakonisht të madh për shuarjen e zjarrit në  bjeshkët e Deçanit me anë të Helikopterëve. Jam këtu për të pa nga afër ndryshimin në komunës e Deçanit, sepse isha në viti 2004 pikërisht në Deçan si pjesë e KFOR-it, andaj nga atëherë e deri më tani vërej një ndryshim jashtëzakonisht të madh si në infrastrukturë rrugore po ashtu edhe në ndërtimin e qytetit. Besoi se me këtë dinamikë të punëve për të cilat dëgjova nga ana juaj kryetar, brenda një kohe të shkurtër do të ketë edhe ndryshime të reja duke e njohur mirë këtë teren tha Gjeneral Lorenzo D’Addario. Gjatë këtij takimi janë diskutuar edhe tema tjera më rendësi për komunë e Deçanit.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti uron besimtarët ortodoks me rastin e festës së Pashkëve

Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti ka uruar besimtarët ortodoks me rastin e festës …