Kryetari Jashari pret në takim Drejtorin e ri Ekzekutiv të Ndërmarrjes “Uniteti”

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, nënkryetari Nuredin Lushtaku dhe drejtori për Shërbime Publike, Ibush Hetemi, kanë pritur në takim drejtorin e ri ekzekutiv të Ndërmarrjes Publike “Uniteti”, Gazmend Morina dhe zyrtarët tjerë, ku është diskutuar për situatën aktuale në të cilën gjendet ndërmarrja në fjalë. Gjatë takimit është diskutuar edhe për vështirësitë e kompanisë publike, si dhe borxhin që ka trashëguar menaxhmenti i ri nga ai paraprak. “Si kryetar i Komunës së Skenderajt, i ofrova mbështetje institucionale drejtorit Morina, sa i përket angazhimit të Ndërmarrjes Publike “Uniteti” për inkasimin e borxheve nga ana e qytetarëve. Kjo kompani dita-ditës po shtrin aktivitetin e saj në gjithë territorin e komunës së Skenderajt, ndaj edhe qytetarët duhet t’i kryejnë obligimet e veta, në mënyrë që të ketë shërbime efikase nga Ndërmarrja Publike ‘Uniteti’” ka thënë kryetari Jashari.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit ju bënë thirrje të gjithë qytetarëve të sajë që ta shfrytëzojnë kohen e mbetur për regjistrim

Komuna e Deçanit ju bënë thirrje të gjithë qytetarëve të sajë që ta shfrytëzojnë kohen …