Brickos

Kryetari Jashari pret në takim kampionin e botës në kik-boks, Ismail Keta

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka prit në takim kik-boksierin shqiptar, kampion bote dhe fitues i shumë titujve tjerë, Ismail Keta. Në takim është diskutuar për shumë çështje, por me theks të veçantë rreth aktivitetit dhe angazhimit të Ketas në sportin luftarak. Kryetari Jashari, në një postim në llogarinë e tij në “Facebook”, ka shkruar: “Kam prit sot në takim kik-boksierin kampion bote dhe fitues i shumë titujve tjerë, Ismail Keta, me të cilin kemi biseduar për shumë tema, por më shumë rreth aktivitetit dhe angazhimit të tij në këtë sport luftarak. Janë të shumtë sportistët shqiptarë që po korrin suksese në garat ndërkombëtare, por Keta dhe të tillët si puna e tij, janë edhe ambasadorë të trevave tona shqiptare.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Ferizajt apelon qytetarët për respektimin e orarit të përdorimit të insekticideve

Pas vizitës tek bletari që posedon qindra zgjoje bletësh Rrahim Grainca komuna e Ferizajt ka …