Në Mal të Zi po ashpërsohet retorika nacionaliste kundër shqiptarëve dhe përfaqësuesve të tyre politikë

Në lokalitetin shqiptar të Tuzit, pranë Podgoricës, ditë më parë është ngritur përmendorja e heroit shqiptar, Dedë Gjo Luli, përpara shtëpisë ku ai ka jetuar. Kjo është përmendorja e dytë e kësaj figure historike, pas asaj që është ngritur kohë më parë në qendër të qytetit të Tuzit. Kundër kësaj  përmendoreje ka reaguar ashpër Fronti Demokratik, parti opozitare, pro serbe në Mal të Zi, e cila, tash e sa muaj, propagandon tezën se po bëhen përpjekje për krijimin e Shqipërisë së Madhe dhe se autoritetet në Podgoricë po e tolerojnë atë. Në këtë parti pretendojnë se bëhet fjalë për një person që ka luftuar kundër ushtrisë malazeze dhe ka qenë kundër asaj që Plava dhe Gucia t’i përkasin Malit të Zi, i cili në Kongresin e Berlinit, më 1878, është njohur ndërkombëtarisht si shtet i pavarur. Nikollë Camaj, nga partia shqiptare Lidhja Demokratike, thotë se Dedë Gjo Luli nuk është figurë e diskutueshme, porse, sipas tij, kurdo që shqiptarët në Mal të Zi festojnë diçka, “ajo, për fat të keq, vazhdon t’iu pengojë botëkuptimeve serbomadhe”. Sipas Camajt, edhe malazezët kanë arsye për të festuar për Dedë Gjo Lulin.

Kontrolloni gjithashtu

Fatmir Humolli

Fatmir Humolli, ka njoftuar se nuk do të garojë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 9 shkurtit të vitit 2025

Deputeti i pavarur i Kuvendit të Kosovës, Fatmir Humolli, ka thënë se në zgjedhjet e …