Filloi zgjerimi i Sheshit “Adem Jashari”

Në Skenderaj ka nis projekti më i rëndësishëm në këto vitet e fundit – zgjerimi i Sheshit “Adem Jashari”, një projekt tejet i rëndësishëm për qytetarët e Skenderajt. Në ceremoninë e përurimit të fillimit të punimeve kanë marrë pjesë kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, zëvendësministri i Zhvillimit Rajonal, Esat Raci, drejtoresha për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Ambientit, Sanije Ahmeti, qytetarët dhe mediat. Kryetari Jashari, ka thënë se ky është ndër projektet më të mëdha dhe të rëndësishme për qytetin e Skenderajt, pasi po fillon zgjerimi i hapësirës së sheshit “Adem Jashari”. “Një ndër projektet më të mëdha dhe të rëndësishme për qytetin tonë, po fillon me zgjerimin e Sheshit Adem Jashari, nga cepi afër shtatores në drejtim të Shkollës “Shaban Jashari”, si nevojë e kamotshme për shkak të popullimit gjithnjë në rritje të zonës urbane. Së bashku me zëvendësministrin e Zhvillimit Rajonal, Esat Raci dhe qytetarët, përuruam fillimin e këtij projekti për çka nuk mund të fsheh faktin se jam tejet i lumtur për nisjen mbarë të punimeve që do të vijojnë pa pushim deri në realizimin përfundimtar të imazhit të ri të qytetit tonë, një hapësirë ku do e gjejnë vetën të gjitha gjeneratat. Urime për të gjithë qytetarët e Skenderajt!”, ka uruar kryetari Jashari. Ndërkaq, edhe zëvendësministri Raci, ka uruar qytetarët e Skenderajt për këtë projekt kaq të rëndësishëm.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi nënshkroi kontratat me tre praktikantë nga skema praktike në punë

Sot, kryetari i komunës së Rahovecit z. Smajl Latifi nënshkroi kontratat me tre praktikantë nga …