Brickos

Kryetari Jashari priti në takim përfaqësues nga Agjencia Turke për bashkëpunim dhe koordinim “TIKA”

Kryetari i Komunës së Skenderajt Bekim Jashari, së bashku me drejtorin e Arsimit Bekim Latifi priti në takim Drejtorin e TIKA-s në Kosovë Hasan Burak Ceran. Gjatë këtij takimi u diskutua për mundësit e investimeve të ndryshme dhe mbështetjen e projekteve në komunën e Skenderajt, me theks të veçantë në kopshte për fëmijë. Drejtori i TIKA – s, Hasan Burak Ceran, falënderoi kryetarin Jashari për pritje, ku theksoi se “TIKA”, edhe me parë ka investuar në Komunën e Skenderajt, kryesisht në shkolla dhe në shëndetësi, si dhe theksoi gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit. Po ashtu Kryetari Jashari falënderoi për bashkëpunimin dhe gatishmërinë në mbështetje të projekteve.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti i nderon me mirënjohje të pensionuarit Agush Hasani dhe Samet Zuka

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me drejtoreshën e Arsimit në Viti, …