Kryetari Jashari priti në takim përfaqësues nga Sekretariati i Këshillit të Sigurisë i Kosovës

Kryetari i Skenderajt Bekim Jashari, së bashku me nënkryetarin, Nuredin Lushtaku, drejtorin e arsimit, Bekim Latifi, drejtorin për kulurë, rini dhe sport, Ramiz Shala dhe komandantin e stacionit policor në Skenderaj, Basri Durmishi pritën në takim, Bekim Podrimqaku me bashkëpunëtorë nga Këshilli i Sigurisë së Kosovës. Gjatë këtij takimi u diskutuan shumë gjëra, ndër të tjera u debatuan disa tema si Informimi nga ana e Sekretariatit në lidhje me zbatimin e Strategjisë dhe Planin e Veprimit. Roli dhe përgjegjësitë e nivelit lokal sa i përket zbatimit të aktiviteteve në Planin e Veprimit si dhe Informimi i dyanshëm në lidhje me aktivitetet dhe projektet që zhvillohen dhe që do të zhvillohen nga niveli lokal. Po ashtu u fol edhe për vazhdimin e bashkëpunimit të nivelit lokal dhe atij qendror në lidhje me zbatimin sa më efikas të Strategjisë dhe Planin e Veprimit.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti mban takim koordinues për organizimin e festës tradicionale “Zoja e Madhe” në Letnicë

Me iniciativën e kryetarit të Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, sot është mbajtur një takim …