Kryetari Jashari priti në takim përfaqësues nga Telekomi i Kosovës

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, priti në takim përfaqësues nga Telekomi i Kosovës. Në këtë takim përfaqësuesit e Telekomit folën për mundësitë e shtrirjes së rrjetit kabllorë si dhe shërbimet që ofron Telekomi, të cilat sipas tyre do t’i shërbejnë qytetarëve të Komunës së Skenderajt për shërbime cilësore dhe efikase.

Kryetari Jashari, i falënderoi për bashkëpunimin duke theksuar se çdo bashkëpunim që është në interes të qytetarëve të Komunës së Skenderajt do të jet i mirëpritur.

Kontrolloni gjithashtu

Skenderaj po bëhet gati për marshin protestues “Kosova po pret”

Kryetari i komunës së Skenderajt, z.Sami Lushtaku përmes një postimi të tij në facebook, ka …