Është mbajte diskutim publik për projekt Statutin e Komunës se Deçanit

Është mbajte diskutim publik për projekt Statutin e Komunës se Deçanit, në hapjen e këtij diskutimi, kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Deçanit, Haki Shehu, bëri të ditur se anëtarët e komisionit kanë mbajt disa takime duke dhënë kontributin për plotësim- ndryshimin e Statutit të Komunës së Deçanit. Ndonëse  numri i pjesëmarrësve për diskutim publik ishte jo i kënaqshëm, anëtarët e komisionit dhe vet kryesuesi dhanë sqarimet e duhura për pyetjet e parashtruara nga të pranishmit. Ndryshe Statuti është në diskutim publik në afatin prej 30 ditëve nga dita e mbledhjes kur është shqyrtuar propozimi për plotësim dhe ndryshim të statutit në leximin e parë nga data 30.03.2018 deri më 30.04.2018.

Të interesuarit  propozimet e tyre më shkrim mund ti dorëzojnë në sekretarinë e kuvendit çdo ditë punë nga ora 08 deri në 16:00.

Kontrolloni gjithashtu

Skenderaj po bëhet gati për marshin protestues “Kosova po pret”

Kryetari i komunës së Skenderajt, z.Sami Lushtaku përmes një postimi të tij në facebook, ka …