Kryetari Jashari priti në takim udhëheqësit e shoqatës së prodhuesve të qumështit në Kosovë

Kryetari i komunës së Skenderajt Bekim Jashari, priti në takim udhëheqësit e shoqatës së prodhuesve të qumështit në Kosovë me të cilët foli rreth përkrahjes që i ka bërë komuna fermerëve e bizneseve vendore të përpunimit të qumështit, duke i blerë produktet vendore të qumështit për 4 mijë pako ushqimore që janë dhuruar bashkë me donatorët për familjet në nevojë. Kryetari Jashari tha se duke ndihmuar familjet në nevojë në këtë kohë pandemie ne kemi ndihmuar familjet që shesin qumësht çdo ditë dhe bizneset vendore të përpunimit të qumështit. “Sot, më shumë se kurrë duhet të tregojmë patriotizëm ekonomik duke konsumuar produktet vendore, për të mos lejuar kështu dobësimin e ekonomisë dhe shuarjen e bizneseve vendore”, tha tutje Jashari.

Shoqata në fjalë në shenjë respekti për përkrahjen e dhënë ndau mirënjohje për kryetarin Jashari.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Aliu i bënë thirrje qytetarëve t’i përgjigjeni pozitivisht procesit të regjistrimit të popullisë

Kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu lut qytetarët t’i përgjigjeni pozitivisht procesit të regjistrimit …