Disa kompani autobusësh në Kosovë kanë paralajmëruar rinisjen e linjave për Shqipëri ndonëse zyrtarisht nuk është hapur kufiri

Disa kompani autobusësh në Kosovë do të rinisin linjat për Shqipëri ndonëse zyrtarisht nuk është hapur kufiri

Shqipëria nga 1 qershori ka marrë vendim për hapjen e kufijve tokësorë, derisa Kosova ende nuk ka ndonjë datë të caktuar për hapjen e korridoreve me shtetet fqinje, edhe pse, sipas MSH-së, kjo do të mund të ndodhë me fillimin e Fazës së Tretë, me ç’rast pritet të hapen kufijtë tokësorë e ajrorë. Faza e tretë në Kosovë nis më 1 qershor, nga kjo e hënë. Në anën tjetër, disa kompani autobusësh në Kosovë tashmë kanë nisur edhe organizimin dhe parapërgatitjet për linjat e tyre drejt Shqipërisë. Madje në faqet e tyre në internet dhe rrjete sociale një nga to ka dhënë informacione për udhëtarët e saj, se nga e hëna nisin me orar të rregullt të udhëtimeve drejt shtetit amë. Sipas së njëjtës kompani, linja të rregullta do të ketë Prishtina – Tiranë – Durrës dhe anasjelltas, po ashtu edhe Tiranë – Prizren – Prishtinë. Në anën tjetër, kompanitë turistike, përveç ofertave për pushime verore që kanë bërë për hotele në Shqipëri e Mal të Zi, ende nuk kanë dhënë të detaje rreth të njëjtave se kur mund të nisin. Edhe Mali e Zi dhe Maqedonia Veriore nga e hëna do t’i hapin kufijtë.

Kontrolloni gjithashtu

Maja Vukiçeviq, deputetja malazeze shkakton polemika duke votuar kundër anëtarësimit të Kosovës në KE

Maja Vukiçeviq, deputetja proserbe e proruse e Malit të Zi shkaktoi polemika duke votuar kundër …