Bizneset dhe qytetarët protestojnë sot në shenjë pakënaqësie me masat e fundit të ndërmarra nga Qeveria e Kosovës

Kurti: Lehtësimi i kufizimit të lëvizjes nuk është i ndërlidhur me mundësinë e organizimit të protestave në këtë javë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti thotë se lehtësimi i kufizimit të lëvizjes nuk është i ndërlidhur me mundësinë që të ketë protesta këtë javë, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për dekretin e mandatarit, derisa shton se e drejta e protestës iu takon vetëm qytetarëve. Oponentët politikë të Kurtit, lirimin e masave e ndërlidhën me mundësinë që Lëvizja Vetëvendosje të organizojë protesta, pasi Gjykata Kushtetuese pritet këto ditë të marrë vendimin për dekretin e mandatarit të Thaçit, e sipas tyre do të jenë në favor të këtij të fundit. Mirëpo, këtë lehtësim të masave, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ia atribuoi menaxhimit të mirë që ka bërë qeveria e tij. Shefi i ekzekutivit thotë se Ministria e Shëndetësisë është duke përgatitur manualin dhe doracakun të situatave për largim të masave, por në mënyrë që të mos ketë rritje të përhapjes së Covid-19. Sipas Kurtit, me shumë gjasë në fillim të muajit të ardhshëm do të hapen edhe kopshtet e fëmijëve.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka shprehur mbështetjen e tij për anëtarësimin e Kosovës në …