Kryetari Kastrati afër qytetarëve dhe institucioneve lokale edhe në këtë natë feste të Vitit të Ri

Kryetari i Komunës së Malishevës, në këtë natë feste të Vitit të Ri po e kalon duke u qëndruar afër institucioneve tona më të rëndësishme lokale këtu në Malishevë, që pikërisht në këtë natë festive, janë duke u kujdesur për shëndetin dhe sigurinë e qytetarëve tanë. Kryetari Kastrati i shoqëruar edhe nga drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Hajdin Berisha, fillimisht ishin për të vizituar Policinë e Kosovës në Malishevë, ku janë pritur nga Komandanti i SP, Azem Krasniqi, më pas kanë vizituar personelin shëndetësor që janë duke bërë një punë fisnike edhe në këtë natë feste, dhe për këtë kryetari Kastrati e ka falënderuar drejtorin e QKMF-së, Afrim Krasniqi, si dhe më pas, të shoqëruar edhe nga drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, Shqipron Shala, kanë vizituar edhe shërbimin e zjarrfikësve. Të gjitha këto institucione, me theks të veçantë stafin përkatës që sonte janë në krye të detyrës, kryetari Kastrati i ka falënderuar dhe ju ka uruar Vitin e Ri 2024.

May be an image of 5 people and hospital

May be an image of 7 people

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi Komunal i Vitisë mbajti mbledhjen e katër të rregullt

Kuvendi Komunal i Vitisë ka mbajtur sot mbledhjen e katërt të rregullt. Me këtë rast …