leoni

Kryetari  Kastrati:  Arsimi dhe edukimi është objektiv programor   dhe  prioritet  i yni

Kryetari i Komunës së Malishevës,  Ekrem Kastrati në takim me anëtarët e komitetit për arsim, kulturë, rini dhe sport, veçoi ” Arsimi dhe edukimi për ekzekutivin  është objektiv programor, është synim dhe prioritet që po angazhohemi në përmbushje të standardeve si në infrastrukturë, kabinete, mjete mësimore, teknologji, palestra e terrene sportive, që e gjitha kjo  po shoqërohet edhe  me rritjen e kapaciteteve profesionale  në shërbim të nxënësve e mësimdhënësve në të gjitha nivelet e arsimit që nga çerdhet e deri të arsimi parauniversitar, ku  zhvillohet  procesi edukativo – mësimor”, përfundoi Kastrati. Edhe kryesuesi i komitetit për arsim, Januz Kastrati u shpreh për bashkëpunim me institucionet komunal duke përfshirë edhe kryetarin e deri të drejtoria e arsimit, me qëllimin  që të ketë sukses dhe cilësi si në mësimdhënie ashtu edhe në mësimnxënie. Më pas anëtarët e komitetit për arsim takuan edhe Komandantin e stacionit policor në Malishevë, Azem Krasniqin.

Kontrolloni gjithashtu

Në QKMF-në në Ferizaj ishin për vizitë Dr. Edita Haxhiu – përfaqësuese nga OBSh, Dr. Fetije Fetaj nga IKShPK dhe një përfaqësuese nga UNICEF-i

Në shërbimin e vaksinimit në Ferizaj ishin për vizitë Dr. Edita Haxhiu – përfaqësuese nga …