Kryetari i komunës së Malishevës Ekrem Kastrati, bashkë me kryetarin Limaj, personalitetin më kontributdhënës, që përmes projekteve madhore i kanë dhënë zhvillim rrënjësor shtetit tonë, panë nga afër punën e jashtëzakonshme që është duke u bërë në realizimin e projektit më të madh në gjithë historinë e zhvillimit të komunës së Malishevës, projektin e Sheshit së bashku me parkingun nëntokësor. Përkrahja e kryetarit Limaj karshi politikave të qeverisjes komunale për asnjë moment nuk ka munguar, përkundrazi është një motiv shtesë në ecurinë e punëve të mira, në këtë epokë të rëndësishme të komunës së Malishevës.

Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
