Komandanti i KFOR-it, Ozkan Ulutash, ka deklaruar se situata e sigurisë në Kosovë është e qëndrueshme por e brishtë. Ai theksoi se 4600 trupat e KFOR-it, që janë të pranishme në Kosovë, nga 28 vende partnere dhe anëtare të NATO-s, janë të gatshme të përballen me çdo lloj sfide që mund të shfaqet. NATO rishikon vazhdimisht qëndrimin e saj dhe mbetet e gatshme ta rregullojë atë sipas nevojës. Përmes një rritjeje prej 1000 trupash, NATO vendosi forca shtesë rezervë në Kosovë pas dhunës që ndodhi vitin e kaluar, Komandanti Ulutash, nuk e komentoi kërkesën e kryeministrit Albin Kurti për trupa shtesë, por la të hapur mundësinë e dislokimit të mëtejshëm të trupave në varësi të situatës. Lidhur me paralajmërimet e disa agjencive të huaja të inteligjencës për ngritje tensionesh në veriun e Kosovës, Ulutas siguroi se KFOR-i është i pajisur dhe i gatshëm për të trajtuar çdo situatë që mund të ndikojë në mjedisin e sigurisë. Ne do të vazhdojmë përpjekjet tona për të parandaluar çdo përshkallëzim dhe jemi të gatshëm t’i përgjigjemi çdo sfide që mund të ndodhë, duke rregulluar qëndrimin tonë sipas nevojës dhe duke vazhduar bashkëpunimin e ngushtë me Policinë e Kosovës, Forcat e Armatosura të Serbisë dhe EULEX-in,” deklaroi komandanti i KFOR-it, gjenerali turk, Ulutash.
Kontrolloni gjithashtu
Sami Lushtaku: Drenica është gati për zgjedhjet, mundësia e kthimit të Thaçit do të bënte revolucion në Kosovë
Kryetari i Degës së Partisë Demokratike të Kosovës, në Skenderaj, Sami Lushtaku, ka shprehur besimin …