leoni

Kryetari Kastrati është ftuar në New York për shënimin e Pavarësisë së Kosovës

Kryetari i komunës së Malishevës Ekrem Kastrati është ftuar në New York për shënimin e Pavarësisë së Kosovës. Në Senatin e Shtetit të New York-ut, këtu ku për herë të parë edhe zyrtarisht në këtë institucion po organizohet shënimi i 16 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës. Ngjarje si kjo i japin edhe më shumë vlerë festës sonë shtetërore më të madhe, gjithë asaj rruge të vështirë që ka kaluar vendi dhe populli ynë, duke dhënë edhe jetën për këtë ditë. Kryetari Kastrati është shprehë mirënjohje pa fund për komunitetin shqiptar në New York për këtë organizim fantastik, në krye me Naser Nikën, ndërsa senatoren e Shtetit të New York-ut, Jessica Scarcella-Spanton, dhe liderin e mazhorancës në Asamblenë e Shtetit të New York-ut, Charles D. Fall, i ka falënderuar për ftesën dhe përkrahjen që po i japin komunitetit shqiptar në këtë shtet.

Mund të jetë një imazh i 4 persona dhe teksti

Kontrolloni gjithashtu

1 maj 1990 – Kuvendi i Pajtimit te “Verrat e Llukës”

34 vite më parë, me 1 maj 1990 u mbajt Kuvendi Gjithëkombëtar i Pajtimit të …