leoni

Kryetari Kastrati i gatshëm të përkrah personat e moshuar dhe ata që u përkasin grupeve të cenueshme në shoqëri

Kryetari i Komunës së Malishevës, z. Ekrem Kastrati, sot ka pritur në takim Shoqatën Humanitare Bamirëse të Kosovës “Nënë Tereza”, e përfaqësuar nga drejtori i saj ekzekutiv, z. Zef Shala. Në këtë takim kryetari Kastrati dhe drejtori i kësaj shoqate, Zef Shala, kanë diskutuar lidhur me ecurinë e zbatimit të deritanishëm të Memorandumit të Mirëkuptimit, që është nënshkruar një vit më parë, mes Komunës së Malishevës dhe shoqatës “Nënë Tereza”, që për fokus kishte përkrahjen e përbashkët për personat e moshuar dhe të vetmuar, që jetojnë në qytet dhe zonat rurale. Gjatë këtij takimi, kryetari Kastrati u shpreh tejet i gatshëm për të vazhduar bashkëpunimin e mirë me këtë shoqatë, dhe theksoi se Komuna e Malishevës do të jetë gjithnjë pranë organizatave që kanë për fokus kujdesin ndaj të moshuarve, me theks të veçantë ndaj personave që u përkasin grupeve të cenueshme në shoqërinë tonë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi në 25-vjetorin e rënies, ka nderuar kujtimin për luftëtarin e UÇK- së dhe dëshmorin e kombit, Sadri Fazli Krasniqi

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, bashku me familjarë, bashkëpunëtorë e miq, në 25-vjetorin …