Brickos

Kryetari Kastrati ka nënshkruar një marrëveshje të partneritetit me organizatën ndërkombëtare “ASB”

Me qëllim të përkrahjes së Shoqatës së Pensionistëve të Komunës së Malishevës, pas një angazhimi të madh si qeverisje komunale, kryetari i komunës së Malishevës Ekrem Kastrati ka nënshkruar një marrëveshje të partneritetit me organizatën ndërkombëtare “ASB”, për t’i hapur rrugë bashkëfinancimit të një projekti që përkrahet fuqishëm nga Ministria e Punëve të Jashtme të Gjermanisë. Qëllimi kryesor i këtij projektit është që të fuqizohet edhe më shumë përkrahja dhe përkushtimin ndaj Shoqatës së Pensionistëve në Malishevë dhe përmes saj të gjithë qytetarët që i përkasin kësaj kategorie të nderuar. Me jetësimin e këtij projekti synohet që Shoqata e Pensionistëve që vepron në Malishevë, të ketë një objekt me të mirë, pajisje më të mira për zyra dhe kuzhinë, në mënyrë që të moshuarit që frekuentojnë këtë Shoqatë të kenë ambient me standarde, siç edhe e meritojnë, ka thënë kryetari Kastrati.

Kontrolloni gjithashtu

Me ftesë të kryetarit Kastrati udhëheqja e komunës së Meyrinit (Zvicër) po qëndron në Malishevë

Me ftesë të kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, një delegacioni i komunës së …