Sot u bë përurimi i librit” Kontributi i femrës në luftën çlirimtare të Kosovës, në Kaçanik dhe në Han të Elezit 1999-1998-”,

Sot u bë përurimi i librit” Kontributi i femrës në luftën çlirimtare të Kosovës, në Kaçanik dhe në Han të Elezit 1999-1998-”,

Sot në ambientet e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, në Prishtinë  u bë përurimi i librit” Kontributi i femrës në luftën çlirimtare të Kosovës, në Kaçanik dhe në Han të Elezit 1999-1998-”, Hajrush Kurtaj. Redaktori Sabit Jaha në emër të shtëpisë botuese S.O.S. tregoi për rëndësinë e librit por edhe për autorin Hajrush Kurtaj për kontributin personal. Sabile Keçmezi Basha në vështrimin e saj analitik tha se libri që po promovojmë sot ngërthen në vete pasqyrimin e gruas në të gjitha sferat. Autori ka sjellë një përmbajtje të veçantë në këtë libër. Ajo porositi të Komandanti i UCK-së të ZOD z. Ramush Haradinaj tha se nga Kaçaniku Kosovës i erdhi shumë dritë. Lufta e UÇK-së, vazhdoi të vërtetën për liri. Ne mburremi me kontributin e femrës në luftë, tha ndër të tjera në fjalën e tij Haradinaj. Në përmbyllje të përurimit autori Hajrush Kurtaj të pranishmëve iu drejtua me një falënderim për pjesëmarrje.

Kontrolloni gjithashtu

Shfaqet dokumentari, “Mustafë Bahtiri, mësues atdhetar, fisnik dhe dinjitar"  dhe promovohet libri i autorit Prof. Dr. Jusuf Osmani: “Mustafë Bahtiri – Pishtar i Arsimi”

Shfaqet dokumentari, “Mustafë Bahtiri, mësues atdhetar, fisnik dhe dinjitar”  dhe promovohet libri i autorit Prof. Dr. Jusuf Osmani: “Mustafë Bahtiri – Pishtar i Arsimi”

Të enjtën me 25 prill 2024, duke filluar nga ora 11:00, në sallën e Kulturës …