Kryetari Kastrati ka pritur në takim anëtarin e Këshillit Komunal në Traisen të Austrisë, Fidan Limani

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, në vazhdën e rritjes së bashkëpunimit me komunat e vendeve evropiane, me theks të veçantë me përfaqësuesit shqiptarë nëpër institucionet drejtuese të botës perëndimore dhe jo vetëm, ka pritur në takim, z. Fidan Limani, anëtar i Këshillit Komunal në komunën e Traisenit të Austrisë. Ky takim, që vjen vetëm pak javë pas vizitës zyrtare të kryetarit Kastrati në Austri, kishte për qëllim thellimin e bashkëpunimit mes dy komunave, në funksion të shkëmbimit të praktikave më të mira të qeverisjes lokale, gjithnjë në interes të qytetarëve të vendeve tona përkatëse. Kryetari Kastrati e ka vlerësuar lartë z. Limani, një shqiptar tejet punëtor, nga Republika e Maqedonisë së Veriut, që ka nisur një mision fisnik, që përmes angazhimit politik të bëj më të mirën për komunitetin shqiptar në Traisen të Austrisë. Po ashtu, kryetari Kastrati e ka njoftuar z. Limani për disa nga projektet më madhore që janë duke u realizuar në funksion të urbanizimit të qytetit të Malishevës, me theks të veçantë projekti i ndërtimit të Sheshit të Dëshmorëve dhe projekti i bulevardit “Ibrahim Mazreku”.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Skenderajt do të organizoj akademi përkujtimore për heroin Abaz Thaçi dhe 10 dëshmorë tjerë

Nën organizimin e Shoqatës së sh-Brigadës 138 “Agim Ramadani”, të enjten me 16 maj, në …