Kryetari Kastrati ka reaguar pas ndërprerjeve të shpeshta të energjisë elektrike në komunën e Malishevës

Kryetari i komunës së Malishevës Ekrem Kastrati, ka reaguar pas ndërprerjeve të shpeshta dhe të gjata të energjisë elektrike në komunën e Malishevës. Ai ndër të tjera ka thënë: Të dashur qytetarë të Komunës së Malishevës, ky është viti i 3-të radhazi që pikërisht në stinën e dimrit, Malisheva bashkë me qytetarët e saj, mërgimtarët dhe bizneset, po marrin goditjen më të rëndë të mundshme, atë të mungesës së energjisë elektrike, madje me ndërprerje të pakontrolluara dhe pa asnjë njoftim paraprak mbi orarin e reduktimeve. I bëj thirrje kryeministrit, KEDS-it dhe mekanizmave tjerë të nivelit qendror, që shqetësimin e Komunës së Malishevës për këtë trajtim kaq të pa ndershëm që po u bëhet qytetarëve tanë, që edhe në prag të vitit 2024, vetëm komunën tonë po e lenë në terr, të trajtohet urgjentisht, në mënyrë që Malisheva të furnizohet me energji elektrike, ashtu si çdo komunë e Kosovës.Kjo qasje e juaja karshi këtij problemi kaq të madh për qytetarët tanë, është hiç më pak se diskriminim e poshtërim, që Malisheva dhe banorët e saj, historikisht nuk i kanë pranuar, madje as nuk i harrojnë lehtë.

Ekrem Kastrati

Kryetar i Komunës së Malishevës

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi priti në takim z. Naim Cahani, ekspert i angazhuar nga GIZ

Kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi dhe grupi punues për lehtësimin e barrës administrative …