Kryetari Kastrati nderon me mirënjohje mërgimtarin Sami Zogaj

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, ka ndarë mirënjohje për mërgimtarin Sami Liman Zogaj, në shenjë falënderimi për kontributin e tij të vazhdueshëm në mërgatë dhe përkrahjen e shoqërisë sonë ndër vite.

Mirënjohja është ndarë me motivacionin: “Në vlerësim dhe me mirënjohje institucionale për kontributin e dhënë në mërgatë dhe përkrahje të shoqërisë sonë ndër vite.”

“Faleminderit për angazhimin dhe mbështetjen e vazhdueshme për vendlindjen!”, ka thënë Kastrati, me rastin e dhënies së mirënjohjes për z. Sami Zogaj.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Vitisë shënoi Tetorin Rozë me aktivitete sensibilizuese për ndërgjegjësimin mbi kancerin e gjirit

Komuna e Vitisë, përmes Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale dhe Qendrës Kryesore të Mjekësisë …