leoni

Kryetari Kastrati priti komandantin e forcave italiane te KFOR-it kolonel Mario Bozzi

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, e ka pritur sot në takim komandantin e ri të KFOR-it italian, kolonel Mario Bozzi. Ky takim kishte karakter njohje, ndërsa u bisedua edhe për vazhdimin e bashkëpunimit të mirë në mes të KFOR-it dhe Komunës së Malishevës. “Pata kënaqësinë të pres në takim komandantin e ri të KFOR-it italian, kolonelin Mario Bozzi, të cilin e urova për detyrën e re në drejtimin e KFOR-it italian dhe u zotuam për vazhdimin e bashkëpunimit në mes të komunës sonë dhe KFOR-it italian, bashkëpunim i cili ka qenë i shkëlqyer dhe që do të vazhdoj edhe në të ardhmen”, ka thënë kryetari Kastrati. “E vlerësojmë misionin dhe punën e KFOR-it, në ruajtjen e sigurisë në vendin tonë, që nga përfundimi i luftës, si dhe për bashkëpunimin e shkëlqyer dhe realizimin e projekteve të shumta, sidomos të KFOR-it italian, që kanë realizuar në territorin e Komunës së Malishevës”, është shprehur kryetari Kastrati, gjatë takimit me komandantin e KFOR-it italian, kolonelin Mario Bozzi.

Kontrolloni gjithashtu

1 maj 1990 – Kuvendi i Pajtimit te “Verrat e Llukës”

34 vite më parë, me 1 maj 1990 u mbajt Kuvendi Gjithëkombëtar i Pajtimit të …