Brickos

Kryetari Kastrati priti në takim komandantin e rajonit të perëndimit të KFOR-it kolonel Javarone

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, e ka pritur në takim komandantin e Komandës Rajonale Perëndim të KFOR-it, kolonelin Marco JAVARONE. Ky takim kishte karakter njoftues, pas marrjes së komandës për rajonin e perëndimit nga ana e këtij të fundit.

Kryetari Kastrati dhe koloneli Javarone, kanë biseduar për çështje të ndryshme të bashkëpunimit në mes të misionit të KFOR-it dhe Komunës së Malishevës, përderisa kryetari Kastrati, e ka njoftuar me rrjedhat e përgjithshme në Komunën e Malishevës.

Kastrati e Javarone, e kanë vlerësuar lartë bashkëpunimin e deritanishëm mes Komunës së Malishevës dhe KFOR-it në përgjithësi, e në veçanti me rajonin e perëndimit, në fusha me interes të përbashkët dhe u zotuan për vazhdimin e këtij bashkëpunimi edhe në të ardhmen.

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt akademi përkujtimore në nderim të heroit Abaz Thaçi dhe 10 dëshmorëve tjerë nga Drenica

Në Qendrën e Kulturës “Hasan Prishtina” në qytetin e Skenderajt është mbajtur akademi përkujtimore në …