Kryetari Kastrati takoi ekipin e përformancës komunale

Kryetari i komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati  dhe nënkryetari, Vesel Krasniqi, sot takuan ekipin e përformancës komunale, pasi që komuna e Malishevës fitoi 628,551.69 euro nga granti i performancës, që përkrahet nga institucionet  vendore të Republikës së Kosovës, Ministria  e Administrimit të Pushtetit Lokal  si dhe partnerët ndërkombëtarë, DEMOS. Ai në këtë takim, para zyrtarëve të përformancës komunale theksoi. ‘Falë angazhimit të madh të qeverisjes sonë komunale dhe përkushtimit të administratës sonë, për sa më shumë transparencë dhe shërbime efektive për qytetarët tanë, si dhe  të zyrtarëve komunal për transparencë, bashkë me koordinatorin, Arsim Morina,  komuna jonë ka fituar grantin më të madh deri më tani, pra 628,551.69 euro, dhe është në mesin e 11 komunave që janë përfituese të kësaj skeme financimi, që përkrahet nga partnerët vendorë dhe  ndërkombëtarë, dhe vazhdoi, ‘pra nga ju si zyrtarë të performancës komunale, drejtorët dhe gjithë punëtorët e administratës kërkoj të kemi edhe më  shumë përkushtim që  t’i kryejmë obligimet për raportim  për vitin 2023, me kohë dhe ekzaktësisht që t’i plotësojmë kriteret për të qenë sërish të vlerësuar dhe fitues të grantit të përformancës’, tha mes tjerash Kastrati. Më pas u diskutuan nga anëtarët  edhe pjesë të atyre fushave të cilat janë të domosdoshme për t’u përmirësuar e kjo kërkon angazhim të të gjithëve, për të pasur vlerësim dhe kualifikim pozitiv si komunë.

Kontrolloni gjithashtu

Me ftesë të kryetarit Kastrati udhëheqja e komunës së Meyrinit (Zvicër) po qëndron në Malishevë

Me ftesë të kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, një delegacioni i komunës së …