Kryetari Kastrati takoi rektorin e Universitetit të Pejës

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati me bashkëpunëtorë, ka pritur në takim rektorin e Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë, Armand Krasniqi, me bashkëpunëtorë. Në këtë takim, kryetari Kastrati dhe rektori Krasniqi, kanë biseduar për ecurinë e mirë të bashkëpunimit mes Komunës së Malishevës dhe Universitetit “Haxhi Zeka”, veçmas pas një Memorandumi që tashmë po implementohet, e që ka të bëj me orientimin e studentëve të rinj, për profile që i përshtaten tregut të punës. Po ashtu, kryetari Kastrati dhe rektori Krasniqi u shprehen të gatshëm për thellimin edhe më tej të bashkëpunimit të Komunës së Malishevës me Universitetin “Haxhi Zeka” edhe në çështje të tjera me interes të përbashkët.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti mbledh Këshillin e Drejtorëve, kërkon mobilizim të plotë pas paralajmërimeve për përkeqësim të motit

Nën kryesimin e kryetarit të Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, sot është mbajtur mbledhja e …