Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjeneral-lejtënant Rrahman Ramën

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjeneral-lejtënant Rrahman Ramën

Kryetari i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka pritur komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Ramën. Pas vizitës së suksesshme të Zëvendës-ndihmës Sekretares së Mbrojtjes së SHBA-së, Laura Cooper, si dhe Ministrit të Shtetit për Forca të Armatosura të Britanisë së Madhe, Mark Lancaster, me të cilët kryetari Thaçi bisedoi ditë më parë për Forcën e Sigurisë së Kosovës, ai sot u informua nga gjeneral-lejtënant Rrahman Rama edhe për progresin e bërë muajve të fundit rreth transformimit të Forcës së Sigurisë në Forca të Armatosura të Kosovës. Kreu i shtetit vlerësoi se Forca e Sigurisë së Kosovës është shembull i përfaqësimit shumetnik.

“FSK-ja ka arritur të bëhet një forcë profesionale, me standarde të NATO-s, e cila është shembull i përfaqësimit gjinor dhe etnik. Transformimi i saj në Forca të Armatosura të Kosovës është në të mirën e qytetarëve të të gjitha komuniteteve dhe mbi të gjitha, në të mirën e shtetit tonë të përbashkët”, u shpreh kryetari Thaçi.

Ndërsa, gjeneral-lejtënant Rrahman Rama theksoi se Forca e Sigurisë është e përgatitur dhe është e gatshme të marrë përgjegjësi shtesë. Në takimin e  Thaçit me komandantin e FSK-së u vlerësuan edhe mesazhet e dhëna nga Zëvendës-ndihmës Sekretarja e Mbrojtjes së SHBA-së, Laura Cooper, si dhe nga Ministri i Shtetit për Forca të Armatosura të Britanisë së Madhe, Mark Lancaster, të cilët kishin shprehur përkushtimin e tyre për të krijuar një platformë të qëndrueshme, duke theksuar se çelësi i suksesit në transformimin e Forcës së Sigurisë në Forca të Armatosura është bashkëpunimi dhe partneriteti me NATO-n.

Kontrolloni gjithashtu

Borut Pahor

Ish-kryetari i Sllovenisë, Borut Pahor thotë se është i gatshëm të bëhet emisar i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi

Ish-kryetari  i Sllovenisë, Borut Pahor, ka gjasa të emërohet  emisar i Bashkimit Evropian për dialogun …