Kryetari KQZ-së, Kreshnik Radoniqi ka thënë se nuk e din se çfarë po ndodhë me KQZ

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi ka thënë se nuk e din se çfarë po ndodhë me KQZ. Gjatë konferencës për medie, ai tha se nuk ka shifër të saktë të rezultateve nga numërimi i deritashëm i votave. “Nuk po di kompania çka ka ndodh, nuk po dinë ekspertët tanë të KQZ-së çka ka ndodh dhe nuk po di juve si me ua dhënë një përgjigje. Çka unë dua të them, është që nga formularët ku janë numëruar votat, të dhënat janë të sakta dhe ata të dhëna nga formularët ne do t’i pasqyrojmë në të dhënat tona dhe do t’i japim rezultatet. “Unë nuk dua të spekuloj në ato. Kërkoj falje prapë si KQZ për ndoshta një dezinforimim të qytetarëve. Nuk e di saktësisht. Pra mbetet që rezultatet e nxjerra në mënyrë manuale të jenë të sakta” theksoi mes tjerash në konferencën për medie, kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama deklaroi se vendet e Ballkanit kanë një moment historik, ta shpien para një projekt dialogu

Edi Rama prezanton kandidatët socialistë për zgjedhjet e 11 majit në Vlorë

Kryeministri Edi Rama, njëherësh kreu i Partisë Socialiste, ishte në qytetin e Vlorës ku prezantoi …