Kryetari, Kuçi ka pritur në takim bashkatdhetarët në ambientet e kuvendit të komunës

Kryetari i komunës së Junikut, z.Agron Kuçi me bashkëpunëtorë, ka pritur në takim bashkatdhetarët në ambientet e kuvendit të komunës. Kryetari Kuçi i informoj bashkatdhetarët për zhvillimet e përgjithshme të komunës, gjatë takimit u diskutua rreth planeve, sfidave, projekteve të realizuara dhe projektet të cilat vazhdojnë të implementohen në komunën e Junikut. Bashkatdhetarët parashtruan kërkesa, propozime dhe ide nga më të ndryshmet në të cilat kryetari Kuçi nuk hezitoj t’ju përgjigjet, ai premtoj që shumë prej propozimeve do të jenë pjesë e projekteve, planeve e strategjisë zhvillimore të komunës. Kryetari Kuçi, falënderoj të gjithë bashkatdhetarët pjesëmarrës në takim, ai gjithashtu u zotua që të gjitha ato kërkesa do shërbejnë për rritje të efikasitetit të shërbimeve komunale dhe zhvillim të qëndrueshëm lokal, duke nderuar e vlerësuar lartë kontributin e tyre nëpër dekada për vendin e Junikun.

Fotografia e Komuna Junik

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt takimi përmbyllës i dëgjimeve buxhetore publike për hartimin e buxhetit komunal për vitin 2027.

Në sallën e Kuvendit Komunal të Skenderajt, të premtën me 4 shtator 2026 u mbajt …