Kryetari Kuçi ka pritur zyrtarë të Ministrisë së Infrastrukturës dhe ekipin e kompanisë projektuese të Autoudhës së Dukagjinit

Kryetari i komunës së Junikut Agron Kuçi, ka pritur zyrtarë të Ministrisë së Infrastrukturës dhe ekipin e kompanisë projektuese të cilët prezantua, tri variantet e projektit të Autoudhës së Dukagjinit. Autoudha e Dukagjinit jo vetëm që është projekt i rëndësisë së veçantë nacionale dhe shtetëror i Kosovës, por edhe shumë i rëndësishëm për Junikun me rrethinë. Traseja e autoudhës do të kalon nëpër Komunën e Junikut e cila do ta lidh rrafshin e Dukagjinit, nga Burimi deri në Prizren. Bashkë me Qeverinë Komunale, jemi të përkushtuar që Komuna e Juniku të përfitojë më të mirën nga ky projekt, ku edhe i kemi shprehur nevojat dhe kërkesat tona të cilat do të merren parasysh! Ditët në vijim do të ketë edhe debat publik për këtë temë ku edhe qytetarët do të kenë qasje në projekt dhe të shprehin idetë e komentet e tyre.

Kontrolloni gjithashtu

1 maj 1990 – Kuvendi i Pajtimit te “Verrat e Llukës”

34 vite më parë, me 1 maj 1990 u mbajt Kuvendi Gjithëkombëtar i Pajtimit të …