Kryetari Kuçi, priti në takim kolonel Daniel Pisani

Kryetari i komunës së Junikut Agron Kuçi, priti në takim kolonel Daniel Pisani RC-W, ku e njoftoj me zhvillimet e përgjithshme në Komunën e Junikut dhe objektivat komunale, gjendjen e sigurisë dhe projektet dhe aktivitetet që zhvillohen në komunën e Junikut. Nga takimi doli ideja dhe mundësia për binjakëzim të Komunës së Junikut me komuna potenciale nga Italia, që do t‘i shërbenin si praktikë e mirë Komunës së Junikut dhe realizimit të objektivave të saj. Koloneli Daniel Pisani, komandat për rajonin perëndimor të Kosovës, mirëpriti qasjen e hapur për bashkëpunim dhe shprehi kënaqësinë për përkrahje të një komune të vogël, por me suksese të mëdha pas vetës si komuna e Junikut.

Kontrolloni gjithashtu

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt, shumë i rëndësishëm për …