Ka filluar asfaltimi i segmenteve të rrugëve në fshatin Pemishtë

Kryetari i komunës së Skenderajt Bekim Jashari, i shoqëruar nga drejtoresha e Urbanizmit Sanie Ahmeti, inxhinierë dhe profesionistë, kanë parë nga afër fillimin e asfaltimit të segmenteve të rrugëve në fshatin Pemishtë. Ndër të tjera kryetari Jashari, ka theksuar: “Asfaltimi i rrugës në fshatin Pemishtë po vazhdon sipas planit, së bashku me bashkëpunëtorë pamë nga afër finalizimin e rrugës. Aty bashkëbiseduam me banorë të kësaj pjese të cilët i uruam për rregullimin e infrastrukturës rrugore.

Skenderaj, çdo ditë e më shumë po bëhet me infrastrukturë moderne!”

Kontrolloni gjithashtu

Nënshkruhet Memorandum i Mirëkuptimit në mes të Komunës së Vitisë dhe organizatës “CNVP”

Sot, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në takim Xhevat Lushin – …